Dieta me grejpfrut, ideale për humbje peshe

Lifestyle March 08, 2018 - 09:34

Të hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë, transmeton "Zeri.info".

Dieta me grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta e Holliwoodit, gjendet mes nesh që nga 1950 dhe është e bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë ta djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt.

Ata që e aplikojnë këtë dietë mund t’i humbin deri në 4.5 kg brenda 12 ditëve, përcjell "Zëri".

Image

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo të pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me grejpfrut është plan me pak karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.

Një ditë tipike e dietës me grejpfrut mund të përfshijë grejpfrut së bashku me vezë dhe proshutë për mëngjes, mish lope dhe sallatë për drekë dhe mish lope dhe sallatë për darkë. Po ashtu ata që mbajnë këtë dietë mund të pinë një gotë me lëngë domateje apo qumësht të skremuar para se të flenë. Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete.

Image

Po ashtu inkurajoheni të pini shumë ujë, të mos hani mes vakteve (mëngjes deri në drekë, drekë deri në darkë), të hani derisa të ngopeni gjatë secilit vakt, të mos ushtroni gjersa jeni në dietë për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

Grejpfruti vërtet mund të ndihmojë në humbje peshe. Nëse ka diçka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa dëshmi që tregojnë se grejpfruti mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe.

Mirëpo dieta me grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme dhe mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishra të tjera me shumë dhjamë. /ZËRI/

Image