Kujdesi ndaj thonjve

Lifestyle October 12, 2017 - 09:53

Thonjtë e mirëmbajtur janë stoli e duarve dhe këmbëve të bukura. Në mënyrë që ata me të vërtetë të duken bukur duhet t’i dini disa gjëra themelore.

Hidratimi: Çdo ditë thonjtë duhet t’i lyeni me krem, në mënyrë që të jenë të hidratuar. Në të vërtetë problemet më të mëdha me thonj vijnë për shkak të moshidratimit të tyre. Thonjtë e thatë thyhen, qërohen dhe janë të dobët, transmeton "Zeri.info".

Thonjtë më së miri i mbroni duke përdorur kremra të trasha, ku vijnë në shprehje edhe kremrat e yndyrshme.

Këpucët: Nëse vazhdimisht bartni këpucë të ngushta dhe me majë duhet ta dini se shputat e këmbëve tuaja shpejt do të dëmtohen, ku mund të vijë edhe deri te hyrja e thonjve në mish.

LEXO EDHE: Këto ushqime janë të dobishme për lëkurën tuaj

Kjo është edhe më e rrezikshme nëse keni thonj të gjatë.

“Kur thonjtë janë të gjatë dhe godasin majën e këpucës ata mund të plasin apo të marrin ngjyrë të kaltër të zezë”, shpjegojnë dermatologët, përcjell "Zeri.info".

Rritja e thonjve: Rritja e thonjve është individuale dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Mesatarisht thonjtë rriten tri milimetra në muaj.

Në rritjen e tyre mund të ndikojnë hormonet (për çka kemi një rritje më të madhe të thonjve te shtatzënat) dhe temperatura (gjatë verës thonjtë rriten më shumë). 

Rritja e ngadalësuar e thonjve haset te pleqtë, si dhe te personat që ushqehen keq. /ZËRI/