Këto ushqime janë të dobishme për lëkurën tuaj

Lifestyle October 12, 2017 - 09:07

Në plakjen e lëkurës nuk ndikon vetëm dielli. Të ushqyerit ndikon shumë në pamjen e saj.

Për ta ruajtur shkëlqimin e lëkurës gjatë verës duhet të konsumoni lëngje të mjaftueshme dhe të ushqeheni siç duhet, transmeton "Zeri.info".

Këto ushqime janë të mira për lëkurën tuaj.

Shalqiri

Image

Nëntëdhjetë për qind e shalqirit përbëhet nga uji, i cili e hidraton trupin. Përveç kësaj, është i pasur me vitaminën C, e cila është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit të shëndetshëm. Cilësitë e tij si një antioksidant e bëjnë të mirë për t’i mënjanuar radikalet e lira.

LEXO EDHE: Arsyet pse duhet të hani boronica çdo ditë

Manaferrat

Image

Frutat e freskëta të tilla si: boronicat, manaferrat dhe luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por edhe plot me antioksidantë, që mund të mbrojnë lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit. Këto fruta janë të mira edhe për parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve të tjera, përcjell "Zeri.info".

Agrumet

Image

Portokalli, grejpfruti, limoni apo agrumet tjera që i zgjidhni nuk do të gaboni, sepse ato janë të gjitha të mira për lëkurën tuaj.

Vitamina C dhe aminothartirat e tyre, të tillë si; prolina dhe lisina, luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit, i cili i jep elasticitet lëkurës për një kohë të gjatë.

Agrumet preferohen edhe kur jeni të ftohur dhe me grip. /ZËRI/