Shëndetësi

Arsyet pse duhet të hani boronica çdo ditë

Arsyet pse duhet të hani boronica çdo ditë
12 tetor 2017 • 08 : 49

Përveçse ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën.

Është e rekomanduar për të ngrënë një grusht boronica për çdo ditë.

Boronicat janë një aleat i vërtetë për eshtra të shëndoshë, tretje të mirë dhe lëkurë të bukur.

Vlerat ushqyese zvogëlojnë rrezikun e çrregullimeve neurodegjenerative, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, transmeton "Zeri.info".

Kjo është arsyeja pse ato rekomandohen për t’u ngrënë çdo ditë.

Ngadalësojnë plakjen e trurit

Image

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për mësim më të mirë, përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

Mbrojnë zemrën

Image

Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve, përcjell "Zeri.info".

Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht në femra.

Imunitet më të fortë

Image

Boronicat janë të pasura me antioksidantë, që forcojnë sistemin imunitar në atë mënyrë duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

Rregullojnë sheqerin në gjak

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

Forcojnë kockat

Image

Këto fruta janë të pasura me polifenole, që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës. /ZËRI/

© zëri.info