Ushqimet që janë më të shëndetshme të ziera

Lifestyle August 23, 2017 - 09:36

Trendi i ushqimit të papërpunuar nuk është gjithmonë i shëndetshëm, kurse për disa ushqime në fakt rekomandohet procesi termik, sepse në atë mënyrë rritet vlera e tyre ushqyese, thonë ekspertët.

Edhe pse gjithnjë e më shumë promovohet trendi i ushqimit të papërpunuar ose ushqimeve të gatuara minimalisht, për të nxjerrë nga to sa më shumë vlera ushqyesve, ndonjëherë rasti në të vërtetë është i kundërt dhe ushqimi ka nevojë për t’u zier në mënyrë që të bëhet më i shëndetshëm, transmeon "Zeri.info".

Sipas dietologëve, kjo ndodh për shkak se ngrohja gjatë gatimit shkakton tretjen e fibrave dhe lirimin e më shumë vitaminave dhe mineraleve që trupi mund t’i absorbojë.

LEXO EDHE: Spinaqi jua ruan memorien

Të pesë ushqimet që është shumë më mirë për t’i ngrënë të gatuara janë, asparagusi, karotat, domatet, kërpudhat dhe spinaqi.

Me gjithë sugjerimin për zierjen e perimeve, nuk duhet tepruar me zierje të gjatë, sepse ashtu shkatërrohen të gjitha vlerat ushqyese. /ZËRI/