Produkte natyrale për duar të freskëta

Lifestyle July 13, 2017 - 10:31

Ekzistojnë disa mënyra natyrale për t’i mbajtur duart tuaja sa më të freskëta dhe të bukura.

Por, duhet pasur kujdes se çfarë produktesh zgjidhni, sepse produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyrale, transmeton "Zeri.info".

Mjalti: Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës, duke kuruar prerjet dhe të mavijosurat.

Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikoni rregullisht tek duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Limoni: Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës.

LEXO EDHE: Aloe vera largon njollat nga fytyra

Ai jua zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës. Po ashtu, e bën lëkurën tuaj që të shkëlqejë dhe të duket plotësisht natyrale.

Vitaminat: Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës tonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave, por nuk kuptojnë se sa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri produktesh me vitamina, të cilat mund t’i gjeni sot në treg dhe me çmime jo të larta. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme. /ZËRI/