Aloe vera largon njollat nga fytyra

Lifestyle July 13, 2017 - 10:29

Stina e verës nuk sjell vetëm dobi, por edhe pasoja.

Fytyra juaj mund të jetë e irrituar nga njollat e shumta që mund t’ju paraqiten.

Pra, një problem që e hasin përgjithësisht femrat nga rrezet e forta të diellit janë njollat në fytyrë, transmeton "Zeri.info".

Ekspertët kanë theksuar se gjatë orëve që jeni të ekspozuar në diell duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të panumërta për t’i luftuar këto shenja të dukshme me kremra, zgjidhja duket se qëndron te metodat shtëpiake.

LEXO EDHE: Këta fruta ua zbukurojnë gjinjtë

Aloe vera është e përshtatshme për ata që kanë probleme me lëkurën, midis të cilave dhe njollat e diellit. Ju mjafton t’i bëni masazh me lëngun aloe në zonën e caktuar disa herë në ditë rreth 20 minuta.

Ndërsa lëngu i limonit tenton ta forcojë ndjeshmërinë e lëkurës në dritë, duke e bërë atë rezistues ndaj rrezeve të forta të diellit. Në këtë mënyrë lëkura fiton imunitet. /ZËRI/