Ja si të dukeni e bukur edhe pa grim

Lifestyle August 19, 2016 - 14:04

Bukuria nuk qëndron gjithherë në kutitë e grimit.

Estetistët japin disa këshilla se si mund të dukeni e bukur edhe pa grim, vetëm se duket ndjekur disa këshilla.

Ja cilat janë këshillat, për t’u dukur bukur edhe pa grim.

Laje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje

Ky është një kusht, andaj mos e neglizhoni, sepse pengon zhvillimin e akneve dhe bën që fytyra juaj të shkëlqej.

Përdor hidratuesin e duhur

Është thelbësore që të zgjidhni hidratuesin e përshtatshëm, që mënyrë që ai të ndikojë në lëkurën tuaj.

Përdor vazelinë në vend të maskarës

E dimë që tingëllon e çuditshme, por të përdorësh vazelinë  në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke grim.

LEXO EDHE: Për të pasur lumturi martesore, duhet shumë mund

Përdor vaj kokosi për buzë – Vajin e kokosit mund ta përdorësh për të hequr grimin, por mund edhe si balsam buzësh.

Kujdes me vetullat – Sigurisht,  duhet t’i mbash vetullat nën kontroll, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës.

Ushqehu shëndetshëm – Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme.