Për të pasur lumturi martesore, duhet shumë mund

Lifestyle August 19, 2016 - 08:48

Shumë fillojnë të mendojnë për shkurorëzim sepse ndihen të keqkuptuar, por divorci nuk sjell kurimin.

Ata që janë ndarë shpesh, kanë më shumë të ngjarë të kenë të njëjtat probleme edhe në lidhjet e reja.

Para disa kohësh, Zuzi Jelinek, një zonjë me eksperiencë, e njohur për atë që gjithmonë është e gatshme për t’i këshilluar gratë me disa këshilla për një jetë më të mirë, tha në një intervistë se kurrë nuk kishte pushuar të ndjejë keqardhje për divorcin nga burri i saj i parë, edhe pse kishte një jetë dinamike dhe interesante.

Një grua tjetër, me biografi shumë më pak interesante, i kishte thënë një mikeshe të saj, se pas dy martesave dhe një lidhjeje të dështuar, e kuptoi se problemet e saj përsëriteshin dhe se ajo duhej të kishte bërë më shumë përpjekje që në herën e parë.

Ata që mbetën të martuar pas një kohe ishin më të lumtur se ata që janë të divorcuar, p⌂rcjell "Zeri.info".

Këto fjalë tingëllojnë si një paralajmërim për të gjithë ata që në marrëdhëniet apo martesën e tyre, shkelin në shpatin e rrëshqitshëm të pasigurisë.

Natyrisht se përgjigjet në pyetjen, shpëtimi ose jo i martesës suaj, varet nga situata në situatë, sepse nuk janë problemet e ngjashme, të falshme apo të pafalshme, të cilat kanë hyrë në mes jush dhe partnerit tuaj.

LEXO EDHE: Ushqimet që djegin shumë kalori

Por duket,  ekspertët bien dakord, se është më mirë për të ruajtur lidhjen, ose të paktën të përpiqemi, në vend se të heqim dorë.

Nëse thjesht hiqni dorë, kurrë nuk do ta kuptoni se çfarë do të kishte ndodhur po të këmbëngulnit dhe të qëndronit në lidhjen që tashmë e keni pasur, në vend se të nxitoni për një lidhje të re, krejtësisht të pasigurt.

Lumturia nuk është një lotari dhe kënaqemi kur ajo ndodh aksidentalisht, paralajmërojnë psikologët.

Nuk do ta gjejmë të gatshme atë që e kërkojmë në një lidhje, por duhet përpjekje për të ndërtuar atë.

Kjo është vërtetuar nga një studimi i kryer në më shumë se pesë mijë çifte, në fund të viteve tetëdhjeta.

Midis tyre, në ato momente, ka pasur rreth 650 njerëz të cilët janë shprehur se ishin të pakënaqur me marrëdhëniet e tyre.

Kur pas një numri të caktuar të viteve, ishte përsëritur hulumtimi me të njëjtat çifte, ata që mbetën të martuar ishin më të lumtur se ata që ishin divorcuar.

Dhe jo vetëm kaq, por 78 për qind e atyre që në hulumtimin e parë kanë thënë se janë shumë të pakënaqur në martesë, në mes të studimit të përsëritur janë shprehur se ishin të lumtur me të njëjtin partner që kishin menduar për ta braktisur, transmeton "Zeri.info".

“Për shumë njerëz, pakënaqësia në martesë është kalimtare”, shpjegon Dr. Linda Waite, nga universiteti i Çikagos, në librin e saj, “Rasti për martesë : Pse njerëzit e martuar janë të lumtur, të shëndetshëm dhe qëndrojnë më mirë financiarisht”.

Keqkuptimi dhe depresioni

Problemi është se shumë çifte fillojnë të mendojnë për divorc, sepse ndjehen keq, të keqkuptuar, kanë depresion dhe vetë-respekt të ulët.

Divorci nuk do të kuroj ato probleme, por përballimi i dyshimeve të brendshme dhe rishikimi i dëshirave personale dhe pritjeve.

Ata që janë ndarë më shpesh, kanë më shumë gjasa që të kenë probleme në marrëdhëniet e reja, shpesh janë përballur me diskutime të nxehta dhe janë më të prirë për ri-divorc.

Ata e konsiderojnë divorcin në një farë mënyre, si ikje nga problemet dhe shpesh praktikojnë ndarjet. Çelësi i lidhjes së suksesshme sipas ekspertëve, është marrëveshja e dy palëve që bëjnë përpjekje për të punuar në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre.

Reciprociteti është fjala kyçe, pasi që edhe Dr. Waite, konkludoi se në martesat në të cilat njëri partner kishte thënë se ishte i lumtur, ndodh që tjetri partner mund të ndjehet i pakënaqur.

Por edhe në qoftë se përfundimisht rezulton se marrëdhënia është komprometuar në mënyrë të pariparueshme dhe se partnerët nuk mund të vazhdojë së bashku, të dy do të dinë se të paktën janë munduar ta ruajnë lidhjen dhe më pak do të shqetësohen dhe ankohen në të ardhmen.

Ky është një vendim më i drejtë, me një bazë të mirë për përvojën në të ardhmen, sesa thjesht të ndiqni instinktin dhe të largoheni. /ZËRI/