Këta përbërës kimikë e transformojnë ujin në verë, pa përdorur rrush

Kuriozitete May 29, 2016 - 23:11

Dy prodhues vere në San Francisco duket se janë në gjendje të kryejnë një transformim që na kujton shumë atë të një ungjilli të famshëm: shndërrimin e ujit në verë, edhe pse teknika e studiuesve është absolutisht komplekse, ajo mund të vihet në praktikë në fare pak kohë.

Procesi mundëson kthimin e ujit në verë në 15 minuta, duke përzier ujë, etanol dhe aditivë të ndryshëm ushqimorë, të cilët janë në gjendje të imitojnë shijen e verës së vërtetë. 

Mardonn Chua dhe Alec Lee, janë shpikësit e këtij krijimi le të themi. Ata tregojnë se ideja u lindi pasi panë një shishe të shtrenjtë vere në një vinotekë në Kaliforni,  të cilën nuk do të kishin shansin ta provonin. Dhe kështu pyetën veten nëse do të kishte një mënyrë për të krijuar një verë të mirë, por të leverdishme për xhepat e kujtdo.

Përgjigjen e gjetën te kimia. Në vend të rrushit (që është absolutisht i përshtatshëm për prodhimin e verës) menduan etanolin, përderisa është përbërësi kryesor i pijeve alkoolike së bashku me ujin dhe më pas filluan të shtonin aditivë.

Për shembull, etilik hexanoate për të dhënë një shije frutash. Aditivët janë shtuar duke u nisur nga analiza kimike të verës origjinale, për t’i prodhuar më pas në mënyrë artificiale. 

LEXO EDHE: Çfarë do të ndodhë më 6.06.2016?

Receta përfshin 85% ujë, 13% etanol dhe 2% aditivë të ndryshëm. Tentativat e para nuk qenë ekzaktësisht një sukses. Por me pak durim dhe prova të ndryshme shpikësit arritën të merrnin rezultate të sakta thuajse si ato të verës muskat të Italisë. 

Dy studiuesit tashmë kanë hapur një shoqëri motoja e së cilës është “të krijojmë verën molekulë për molekulë” dhe produktet e tyre qartësisht janë prezantuar si kopje të verërave fine, transmeton Shqip.

Ashtu siç mund të imagjinohet, jo të gjithë janë entuziastë nga shpikja e dy studiuesve, ndërsa nuk kanë munguar as deklarata të tipit se “ata janë falsifikues verërash”.

Po Lee dhe Chua nuk e lënë veten të dëshpërohen dhe janë të bindur se shpikja e tyre do të ketë një potencialitet të madh në treg. Ndërkohë, ata kanë siguruar se vera nuk përbën pasoja për shëndetin e konsumuesve të saj.