Kjo është videoja që shpjegon zbulimin më të rëndësishëm të njerëzimit (VIDEO)

Kuriozitete February 11, 2016 - 20:33

Kjo video shpjegon në një mënyrë më të thjeshtë zbulimin me të rëndësishëm të njerëzimit: valët gravitacionale, të detektuara nga shkencëtarët, pas 100 vitesh kur Ajnshajn hodhi teorinë e tij.

Shkencëtarët ditë më parë kanë paralajmëruar për se mund të jenë gati për të njoftuar se ata kanë vërejtur disa valë gravitacionale në strukturën hapësirë-kohë.

Shkencëtarët që punojnë me sistemin Laser Interferometër për valë të gravitacionit (LIGO), makineri e cila është ndërtuar për të zbuluar dridhjet e vogla të valëve gradacionale, kanë dhënë rezultat definitiv për zbulimin e valëve gravitacionale.

Ata tani janë siguruar për këtë zbulim që thuhet se ky mund të jetë zbulimi që mund të ndryshojë plotësisht të kuptuarit tonë ndaj gjithësisë, shkruan BBC, transmeton Express

Ekipi ndërkombëtar thotë se zbulimi i këtyre valëve gravitacionale do të sjellë një epokë të re për astronominë.Gjithashtu ata thonë se ky zbulim, pas shumë dekadave kërkim, është zbulimi më i madh pas Big Bengut.

https://www.theguardian.com/science/video/2016/feb/11/we-did-it-scientists-announce-discovery-of-gravitational-waves-video?CMP=embed_video