Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Kuriozitete April 22, 2024 - 08:59

Dita Ndërkombëtare e Tokës shënohet sot me disa aktivitete edhe në Kosovë.

Në Kosovë janë paraparë disa aktivitete që e shënojnë këtë ditë kushtuar planetit në fjalë.

Grupi i studentëve të nivelit master të Fakultetit Juridik, Programi Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbajë sot konferencë për media, ku do të prezantojë studimin “Marrëveshja e Parisit dhe gjendja e mjedisit në Kosovë”.

Ndërkaq, shoqata “Handikos” do ta shënojë këtë ditë me aktivitetet e saj nën moton “Kujdesi për tokën na lumturon!”.