Para 4 muajve u aksidentua tejet rëndë, sot kosovari është në gjendje të mirë

Kuriozitete November 08, 2018 - 18:37
Lexo Detajet

Muharrem Vuciterna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, është një i ri me prejardhje nga Kosova që luftoi disa muaj për jetën. Gjatë këtyre muajve, Muki iu nënshkrua operacioneve të shumta që disa i zgjatën deri në 10 orë, e gjithë kjo sakrificë rezultoi e suksesshme për të. Sot vetë ai ka publikuar fotografi në Facebook, tregon se është shëruar plotësisht nga plagët e rënda që i mori nga një aksident i tmerrshëm, shkruan Gazeta Express.

Për shërimin e tij qytetarët u mobilizuan të dhuronin të holla, përderisa kirurgët theksonin se ndodhej në koma artificiale dhe njëra këmbë e tij nuk funksiononte mirë.

Sidoqoftë, pas katër muajsh i riu u zgjua në këmbë duke theksuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Njëherit ka falënderuar të gjithë për kujdesin e treguar.

“Mbas 4 muaj nga aksidenti, mbas shume operacioneve ku nuk m’a shpetuan dot kemben por me shpetuan jeten sot jam perseri ne kembe. Jam shume i lumtur qe arrita ketu pas shume vujatje dhe dhimbje. Falenderoje Zotin qe me dha forc dhe durim te vazhdoje jeten e te punoje per endrat e mia...

Faleminderit shoqeris qe me qendruan prane ne momente me te veshtira .

Faleminderit te gjithve per mbeshtje morale dhe financiare,Zoti ju shperbleft ne menyre me te mire te mundshme. Me respekt dhe dashuri Muki “, ka shkruar Muki.

Muki u shtyp ndërmjet veturës së tij dhe një veture tjetër, që ndodhej pas tij. Këmba e tij e djathtë u thye rëndë. Aksidenti kishte ndodhur vetëm 12 ditë pasi Muki mbushi 27 vjet.