Shqiptari i hedh benzinë miut dhe e djeg për së gjalli (VIDEO)

Kuriozitete November 05, 2018 - 18:50
Detajet

Artikulli që do lexoni më poshtë nuk është as i pari, e me gjasë as i fundit, që do të lexoni për keqtrajtimin e kafshëve në Shqipëri.

Shqipëria, vendi ku edhe mbretin e kafshëve, luanin, e kthen në një ‘qen’ që as të hungërijë nuk ka fuqi.

Kemi parë qen që vriten, qen që masakrohen, kuaj, mace, dele, breshka uji, luanë, zebra që ngordhin nga keqtrajtimi i skajshëm.

Mirëpo, nuk kishim parë që një miu t’i vihet flaka për së gjalli. Me sa duket personi që ka kryer këtë akt makabër nuk ka mësuar kurrë për zinxhirin natyror të jetës së gjallë në këtë planet.

Nuk dihet se në cilin qytet apo fshat të vendit është filmuar kjo video, pasi dërguesi nuk ka pranuar të japë shumë detaje, por kudo qoftë është një tmerr i vërtetë.

Sigurisht nëse keni zemër të dobët ju rekomandojmë të mos e shihni këtë mizori ndaj miut të gjorë. Komentet për videon e mëposhtme u takojnë juve.

I vihet flaka miut ne kafaz on Vidnews.

">http://

I vihet flaka miut ne kafaz on Vidnews.