Balena ngrit sipër zhytësin dhe luan me të, filmohet gjithçka nga droni

Kuriozitete October 06, 2018 - 14:03
Ja pamjet

Eamon Porter e ka kapur me dron në bregdetin e Australisë, momentin mbresëlënës që e përjetoi një zhytës.

Derisa ndodhe në ujë bashkë me një shoqërues, balena e vogël ka ikur prej nënës që po flinte dhe shkoi të luante njeriun që ndodhej pranë, transmeton Telegrafi.

“Zakonisht njerëzit shkojnë pas gjallesave, por kësaj radhe ishte e kundërta. Ai e ngriti lartë dhe deshi të lundronte me të”, ka thënë Porter.

Me këtë rast, ekspertët besojnë se balena e madhe e dinte se në prani ka vizitorë, por kishte besim në ta, si dhe në të voglin e saj që të shkojë afër tyre.

">http://