Shkopeti dhe Ulëza, perlat e Matit (FOTO)

Kuriozitete August 12, 2018 - 14:17

Nëntor Oseku ka vazhduar me eksplorimin e vendeve të rralla të Shqipërisë, shkruan Zeri.info.

Image

Fotografi kosovar së fundmi i ka vizituar Shkopetin dhe Ulëzën, respektivisht perlat e Matit, të cilat ua preferon secilit prej jush.

Image

Ai e ka përshkruar përmes një statusi në Facebook eksperiencën e fundit të tij në Shqipëri.

Image

“Zona e Alpeve të Veriut apo Riviera e Jonit nuk janë të vetmet bukuri mahnitëse të Shqipërisë. Janë dhe disa zona që duhen të eksplorohen nga ne, por dhe nga shumë turistë të huaj, që me kohë kanë shprehur interesimin për ta vizituar Shqipërinë.

Njëra nga këto është padyshim zona në Liqenet e Shkopetit dhe Ulzës, ku natyra dhe dora e njeriu janë bashkuar për t`i shpërfaqur ato bukuri përrallore.

Image

Liqeni i Shkopetit dhe i Ulëzës me të drejtë janë shpallur Park Natyror, duke u ofruar pushuesve të shumtë mundësi pushimi e argëtimi në fundjavë. Në liqene, përveç lundrimit me barka, peshkimit, zgarës me prodhime mishi e peshku, pushuesit mund të argëtohen duke ecur, apo vrapuar nëpër brigjet mahnitëse të liqeneve. Për disa çaste adhuruesit e natyrës mund të ndalojnë në qytezën Ulëzës, ku kanë rastin të vizitojnë kullat karakteristike të kësaj zone, kishën e vjetër, kurse me barka mund të lundrojnë mbi ujërat jeshilë të liqenit.

Image

Me të drejtë Ulëza konsiderohet bukuri e rrallë e Shqipërisë, përreth së cilës renditen fshatrat turistike me hijeshi mahnitëse, duke kthyer këtë zonë një pikë atraktive turistike për turistët vendorë dhe të huaj.

Pesë vjet më parë, kur kjo zonë është shpallur Park Natyror Rajonal, dukshëm është shtuar numri I vizitorëve në Ulzë, dhe jo vetëm numri i turistëve vendorë, por dhe ata të juaj, përfshirë këtu turistët italianë, francezë gjermanë, çekë e polakë.

Image

Këtë herë shëtitja në këtë zonë turistike mori një dimension të veçantë për mua, pasi na u bashkëngjit edhe kushëriri im, Përmet Oseku nga Suedia, i cili mbeti i fascinuar nga bukuritë e liqeneve dhe brigjet e tyre. Vizitojeni SHQIPËRINË!”, ka shkruar Oseku. /Zëri/

Image

Image
Image
Image