Kanioni i Holtës, mrekullia tjetër shqiptare

Kuriozitete August 02, 2018 - 16:11
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Bukuritë shqiptare nuk kanë fund, shkruan Zëri.

Image

Fotografi i njohur nga Kosova, Nëntor Oseku ka vazhduar me promovimin e bukurive shqiptare.

Image

Së fundmi, ai ka qëndruar në Kanionin e Holtës, që ndodhet në zonën e Gramshit.

Image

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Osekut, i cili e ka përshkruar mjaft mirë eksperiencën e radhës.

Image

“Kanioni i Holtës - Hiking & Camping

Në kanioni Holtës, i cili ndodhet në zonën e Gramshit, këto ditë bëmë kamping 2 ditor. Gjatë këtij qëndrimi jemi mahnitur nga lindja e diellit dhe rrezatimi i tij në mes të kanionit, si dhe në mbrëmje, reflektimi i rrezeve të hënës mbi sipërfaqen e lumit.

Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë, e mori emrin nga lumi Holta.

Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 km. me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash.

Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.

Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.

Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës.

Vizitojeni SHQIPËRINË!”. /Zëri/

Image