Ja me çfarë kostumi mund të jeni “Iron Man” në të vërtetë

Kuriozitete July 19, 2018 - 11:46
Lexo për më shumë detaje

Të mërkurën në supermarketin Selfridges të Londrës u vendos për shitje një kostum reaktiv, që përkujton veshjen e Robert Downey si superhero i “Marvel” çmimi i të cilit sillet rreth 340.000 funta ose 443.428 dollarë, shkruan Daily Mail, përcjell “Zeri.info”.

Ky kostum u krijua nga tregtari britanik i mallrave Richard Broëning, ku kjo shpikje besohet se do të futet në librin e Ginisit, transmeton më tej “Zeri.info”.

I quajtur si “Njeri i vërtetë i hekurt” ka thyer rekordin për shpejtësinë me një kostum të fuqisë së motorit, vazhdon më tutje “Zeri.info”

Kostumi arrin shpejtësinë 32.02 mph duke krijuar një rekord të ri, i cili tërhiqet vertikalisht, ku mund të kontrollohet nga krahët, brenda në një ekran pranë helmetës shfaqet konsumimi i karburantit/ZERI/.

Image