Sa është e rëndësishme t’i hiqni këpucët kur të mbërrini në shtëpi?

Kuriozitete July 11, 2018 - 12:44
Lexo për më shumë detaje

Ekzistojnë dy lloje të shtëpive, ku nuk mund të bëni asgjë para se t'i hiqni këpucët dhe e dyta se askujt nuk  intereson nëqse do të hyni në shtëpi me këpuce apo jo,përcjell “Zeri.info”.

Ideja e hyrjes në shtëpi me këpuce ngjall shum probleme, të cilat mund të vijonë  pasi besohet se me mbathje mund të shfrytëzohen çdo cep i rrugës e sidomos tualetet publike, mundësia është e madhe që bashkë me to të barten mikrobe të cilat janë të rrezikshme për shëndetin tonë. Shqetësuse është bartja e bakteries E.coli e cila paraqet rrezik për infeksion të rrezikshme në organet e njeriut,transmeton “Zeri.info”.

Pasi shtëpia mund të pastrohet rregullisht, rreziku për mikrobe ekziston ende sepse ato mund të vazhdojnë të jenë të ngjitura, më së shumti fëmijët janë ata të cilët rrezikohen ose personat e moshuar apo ata që janë në kimoterapi, pasi kanë imunitet shum të dobët që nuk mund t’i përballojnë efekte e këtyre dëmtueseve,vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Prandaj nuk është dramatike që t’i kërkohet dikujt që t’i heqë këpucët kur të hyjnë në shtëpi ,sepse mbron higjiene , shëndetin  tënd dhe të familjes tuaj./ZERI/.