I riu prishtinas bën ëndrrën realitet, niset nga Londra për në Kosovë me biçikletë

Kuriozitete July 10, 2018 - 14:58
Lexo detajet

 

Çiklisti Labinot Sherifi i lindur në Prishtinë, i cili jeton dhe vepron në Londër, tash e disa ditë po e jetëson ëndrrën e tij që të udhëtojë me biçikletë në Evropë.

Rrugëtimin e tij e ka filluar para 16- ditësh, ndërsa tani ndodhët në Itali, ku në destinacionin e tij, në vendlindjen e tij në Prishtinë shpreson të arrijë për 4-5 javë, shkruan “Zëri.Info”.

Për “Zërin”, Sherifi ka zbuluar detaje nga rrugëtimi e po ashtu edhe për dëshirën e tij të kamotshme për të bërë këtë.

“Udhëtimi im ka fillu që nga Londra . Unë me familje kemi udhetu shumë shpesh me makinë për në Kosovë por udhëtimi me biçiklete është krejt një përjetim tjetër, udhëtim i cili të mundëson të shijosh gjithë atë natyrë të bukur gjithandej . Deri më tani kam udhetu neper Angli, Holande ,Belgjike, Luxembourg, France, Gjermani, Zvicer, Lichtenstein dhe Austria . Tani me ka mbetur  Italia Slovenia, Kroacia, një pjesë e vogël e Bosnjës, Mali i Zi dhe natyrisht dy shtetet ma te bukura ne botë Shqipëria dhe Kosova”, shprehet Sherifi për “Zëri.Info”.

Image

Image

Image