Marinsi shqiptar i SHBA-së sfidon veten me kërcim nga ndërtesa më e lartë në Las Vegas (Video)

Kuriozitete July 09, 2018 - 22:36
Detajet

Ish pjesëtari i FSK-së, Robert Shala, tash e dy vjet është pjesë e marinës amerikane.

Shqiptari 29 vjeçar nga Kosova, që ka shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga prilli i vitit 2016  e bartë uniformën e ushtrisë më të fortë në botë, asaj amerikane.

Përveç sfidave të përditshme në petkun ushtarak, Shala këto ditë ka sfiduar veten me kërcim nga lartësia.

Në një video që e ka publikuar ai vet në YouTube, ka sqaruar se ka kërcyer nga ndërtesa më e lartë në Las Vegas, që është e lartë 253 metra dhe që ka 114 kate.

Ky është momenti i fluturimit të Shalës nga ndërtesa në Las Vegas: