Bota e modës sjell teknologjinë e "gjallë"

Kuriozitete July 09, 2018 - 15:18
Lexo për më shumë detaje

Projekti Kino sjell trendet e reja, bizhuteritë të cilat lëvizin në formë insektesh.

Bizhuteria e “gjallë” është e ardhmja e botës së modës. Ende nuk është gati për të dalur në pistën e modës mirëpo është fotografuar për shkak të kuriozitetit se si do të duken trendet e reja të bizhuturisë,përcjell"Zeri.info"

Në Qeshor të vitit 2017, MIT Media debutoi projektin Kino të bizhuterive të “gjalla” që bredh rreth veshjeve.

Qëndrushmëria kinetike, e cila ka formën e një limoni, në thelb të tij është një robot miniaturë që përdor magnet për të lundruar rreth rrobave tuaja.

Ndërsa gjatë kalimi nëpër rroba pas vetes lë dizajn të dukshme në veshjet e juaj si një lloj gjurmë,deri më tani “Kino” ulet në anën dekoratike , mirëpo nuk do të ndalet më këtë destinacion,transmeton "Zeri.info".

Anëtarja e ekipit Cindy Hsin-Lu tha se “Ne mendojmë se në të ardhmen kur ata të kenë një “tru” të vogël, ata do të mund të mësojnë zakonet tuaja, duke mësuar stilin tuaj personal.

Ekipi është në kërkim për t’a bërë edhe një ndihmës te vogël, ku si qëllim është që ky aparat t’iu përgjigjet kërkesave, duke e menduar  varjen e një mikrofoni në mënyrë për të biseduar dhe t’iu përgjigjet kërkesave duke para lajmëruar apo ngjitur kapelën në qoftëse fillojnë të reshurat/ZERI/

Image