Miu han mijëra dollarë brenda ATM-ve në Indi

Kuriozitete June 22, 2018 - 15:25
Lexo detajet

Një mi i uritur në një ATM në Indi ka ngrënë gati 18,000 dollarë para të gatshme, transmeton “Zëri.info”.

Zyrtarët në Bankën e Shtetit të Indisë (SBI) mendonin se makina nuk funksiononte për shkak të ndonjë problemi të thjesht. 

Ishte "jashtë funksionit" që nga 20 maj - atëherë teknikët e hapën atë, shkruan "Usa Today". 

Chandan Sharma, drejtuese e degës së SBI në qytetin Tinsukia në shtetin verilindor të Assam, u tha gazetarëve se "ata ishin të tronditur kur panë paratë e copëtuara".

Raportet vlerësojnë kartëmonedhat e shkatërruara në mes 1.2 dhe 1.3 milionë rup ($ 17.662 deri $ 19.000).

Mbikëqyrësi i policisë Mugdha Jyoti Mahanta tha se miu ka hyrë në makinë përmes një vrime të destinuar për kabllo. /Zëri/

Image