Kuriozitete

Para më shumë se një miliard vitesh dita ka zgjatur 19 orë

Para më shumë se një miliard vitesh dita ka zgjatur 19 orë
06 qershor 2018 • 09 : 29

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Para 1.4 miliard vitesh dita në tokë ka zgjatur 18,7 orë, thonë rezultatet e hulumtimit në Universitetin Columbia dhe Wisconsin, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton "Zëri.info". 

Hulumtimi është publikuar në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences", ku thuhet se para më shumë se një miliard vitesh distanca në mes të tokës dhe hënës ishte 341 mijë kilometra. Pra, toka dhe hëna ishin shumë më afër nga sa janë sot larg njëra-tjetrës rreth 385 mijë kilometra.

Dita, siç tregojnë rezultatet e hulumtimit, ka qenë më e shkurtër për shkak të distancës më të vogël të tokës me hënën.

Tashmë dihet se çdo vit hëna largohet nga toka për 3,82 centimetra.

© zëri.info