I shihni gjithmonë, por a e dini se c`kuptim kanë etiketat në xhinse?

Kuriozitete May 23, 2018 - 17:25
Ja arsyeja

Mund t’i vishni paradite, pasdite edhe në mbrëmje. Xhinsi mund të jetë “bashkëshoqëruesi” juaj më i mirë teksa gjendeni në shkollë, apo qoftë dhe në një mbledhje pune.

Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, këto pantallona kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza dhe janë e vetmja veshje që me siguri nuk do të dalë kurrë nga moda.

Dhe meqenëse po flasim për xhinset, a ju ka ndodhur ndonjëherë të vini re se në pjesën e pasme të tyre gjendet e kapur një etiketë lëkure në formë drejtkëndëshe?

Kjo etikë quhet Jacron dhe është përdorur fillimisht për të dalluar xhinset e një cilësie të mirë prodhimi nga veshjet e dorës së dytë të punëtorëve. 

Në vitin 1873, do të ishte marka e famshme “Levi’s” ajo që do ta përdorte këtë detaj, duke u diferencuar nga brand-et e tjera.

Edhe tani markat më në zë të prodhimit të veshjeve xhins vazhdojnë ta përdorin akoma, por duke qenë se në tregje qarkullojnë në mënyrë të pashmangshme imitime deri në perfeksion, është e vështirë të dallohet origjinaliteti i pantallonave xhins.