Fakte interesante për Marilyn Monroe – A ishte më e mençur se Albert Ajnstajn?

Kuriozitete April 14, 2018 - 17:26
Lexo detajet

Marilyn Monroe është një ikonë që nuk vdes kurrë, një yll i shndërritshëm që ka lënë ende pyetje pa përgjigje.

Në listën e mëposhtme do të njiheni me njëzet e një fakte tronditëse që ndoshta nuk i dinit për “perëndeshën” e bukurisë së Hollywood, transmeton tch.

  • Marlyn Monroe kishte një koeficient inteligjence 168, më të lartë se Albert Ajnshtajn.
  • Emri i vërtetë i Marilyn Monroe ishte Norma Jeane Mortenson.
  • Marilyn Monroe ishte brune natyrale dhe iu nënshtrua operacioneve plastike në mjekër dhe hundë në fillimet e karrierës së saj.
  • Ajo nuk i donte diamantët ashtu siç këndonte për to.
  • Marilyn Monroe i merrej goja.
  • Fustanet e saj kushtojnë shumë sot.
  • Natën e saj të fundit e kaloi në shtëpinë e Frank Sinatras – në kazinonë Cal Neva në kompaninë e bosit Sam Giancana.
  • Ajo u pagua vetëm 50 dollarë për fotot nudo.
  • Asaj i pëlqenin Beethoven, Mozart dhe Louis Armstrong.
  • Marilyn pëlqente të gatuante, dhe gatuante shumë mirë.
  • Ella Fitzgerald e ndërtoi karrierën e saj falë Marilyn Monroe.
  • Për 12 vite njerëzit vendosnin lule në varrin e Marilyn Monroe.
  • Monroe konvertoi besimin e saj në judaizëm pasi u martua me dramaturgun Arthur Miller.
  • Ajo donte dëshpërimisht të bëhej nënë.
  • Muzikanti Marilyn Manson e vendosi emrin e tij dhe të grupit të tij nga emrat e Marilyn Monroe dhe Charles Manson për të projektuar një dikotomi midis të mirës dhe të keqes.
  • Frank Sinatra i dhuroi Marilynit një qen maltez për ta mbështetur pas ndarjes me Arthur Miller.
  • Marilyn Monroe nuk u nominua kurrë për një çmim të “Academy Award”.
  • Shumë njerëz kryen vetëvrasje kur zbuluan për vdekjen e saj.
  • Marilyn Monroe u varros me fustanin e saj të preferuar jeshil Pucci.
  • Ajo shkroi një autobiografi “Historia ime”.
  • Marilyn e kishte të vështirë të memorizonte frazat për rolet e saj në filma.