Emocionet nga koha kur u ngrit obelisku i “Vëllazërim-Bashkimit”

Kuriozitete March 21, 2018 - 20:57

Eskavatorët ishin parë edhe para gjashtë dekadash në atë që llogaritej si qendra e Prishtinës e ku iu ndërrua pamja, për t’u ngritur obelisku i “Vëllazërim – Bashkimit”.

Dikush që ishte përgjegjës i lagjes kujton se për ndërtimin e “trekrahëshit” që simbolizon bashkëjetësën mes popujve, në atë kohë nuk kishte kundërshtime.

Por, dikush është kundër asaj epoke dhe simboleve të saj, njofton Klan Kosova.

Por ka qytetarë që edhe pse janë në moshë, nuk janë shumë të sigurt nëse ky monument duhet të qëndrojë edhe më tej këtu.