Kosovari që jeton me ujqër, njëri nga ta quhet Trump

Kuriozitete January 17, 2018 - 23:30

Hysni Rexha nga fshati Osekhillë e Gjakovës jeton me ujq. Ai ka katër ujq, ku njërit pre tyre i ka vendosur emrin Trump.

Ai ka thënë për Klan Kosova se për të ujku me emrin Alfa është lideri i kopesë, të cilën e ka ai.

Ai ka thënë se qysh i vogël ka qenë ëndërr e tij të mbaj ujq, këta ujq ai i ka marrë në mënyra të ndryshme, disa prej tyre i ka zënë vet.

“Jam kanë i vogël e kam pas ëndërr këtë punë dhe mi ka dërgua zoti këta ujq. I kam nxënë disa me dorë, disa të tjerë i kam marrë të mëdhenj, ndërsa ka të tjerë që i kam marrë nga shpellat”, ka thënë Hysniu.