Momenti prekës kur i pastrehu sheh shtratin e tij për herë të parë

Kuriozitete January 11, 2018 - 09:59

Një djalë tetë-vjeçar dhe nëna e tij, të pastrehë, më në fund morën strehim shtetëror në Michigan, kështu që gjithçka që donte për Krishtlindje ishte një shtrat i ngrohtë.

Daeyrs dhe nëna e tij Dionna, nga Detroiti, kaluan pjesën më të madhe të jetës si të pastrehë nëpër rrugët e qytetit, përcjell albeu.com

Ata kishin vetëm një dyshek dhe dy karrige ndërsa Daeyrs flinte me batanije në dysheme.

Një punonjës social që merret me rastin e familjes arriti tek Humble Design, i cili mobiloi plotësisht të gjithë shtëpinë dhe e befasoi djalin, i cili e quan veten "njeriu i shtëpisë".

Djalë i befasuar shpërthu në lot në krahët e nënës së tij, pasi pa dhomën e ti të kompletuar me krevat, karrige, jastëkë dhe lodra.