Hapet restauranti i parë botë që mund të hani mish njeriu, ja sa kushton çmimi i një pjate

Kuriozitete December 05, 2017 - 23:41

Besohet se pjata më e shtrenjtë me mish njeriu kushton 1193 dollarë. Ky lajm ka nisur të përhapet me shpejtësi ditët e fundit në disa nga forumet dhe faqet e ndryshme në internet.

Lajmi shkon edhe më tej, kur thotë se ka qenë një turist algjerian ai që ka provuar për herë të parë këtë pjatë kanibaleske.

“Duket si mish derri, por ne restorante e gatuajnë me erëza dhe nuk kuptohet”, shkruajnë disa portale duke shtuar se prej vitit 2014, Japonia ka legalizuar konsumin e mishit human.

“Por ku gjendet mishi?”, ngrenë pyetjen këto forume, duke i dhënë përgjigje fantazisë së tyre, teksa shkruajnë se “disa njerëz, para se të vdesin vendosin ta shesin trupin e tyre për një vlerë në 35 mijë dollarë, në mënyrë që t’u lënë disa para familjarëve të tyre”.

Por në një kërkim të thjeshtë, që mund të bëhet në Google, vërehet se asnjë nga faqet serioze të mediave botërore nuk e kanë pasqyruar një lajm të tillë.