I pastrehu shpenzon 20 dollarëshin e fundit për të shpëtuar gruan, ja si ia shpërblen ajo

Kuriozitete November 25, 2017 - 14:33

Një grua nga Nju Xhersi ka marrë një nismë për të mbledhur më shumë se 290,000 dollarë për një të pastrehë, i cili përdori 20 dollarëshin e tij të fundit për ta ndihmuar atë të kthehej në shtëpi pasi kishte ngelur në rrugë.

Kate McClure po kthehej në shtëpi me makinë një natë tetori, kur makinës i mbaroi karburanti dhe vendosi të shkonte në këmbë për në pikën më të afërt të karburantit.

 “Zemra po më rrihte aq fort”, tha ajo. “Dola nga makina për të shkuar në pikën më të afërt të karburantit. Rrugës për atje takova Xhonin”.

Johnny Bobbitt Jr jeton në rrugët e qytetit më të madh të Pensilvanisë në 18 muajt e fundit dhe kalon çdo ditë ulur në anë të rrugës duke lypur.

 “Ai më pa dhe kuptoi që diçka nuk shkonte. Më tha të kthehesha në makinë dhe të mbyllja dyert. Pak minuta më vonë ai u kthye me një bidon ku kishte naftë, duke përdorur 20 dollarët e tij të fundit, që unë të kthehesha shëndoshë e mirë në shtëpi”