Duket si shtëpi familjare, por brenda fsheh 'një nga sekretet më të mëdha të Britanisë së Madhe'!

Kuriozitete October 16, 2017 - 00:26

Ajo mund të duket si një shtëpi familjare e viteve të 50-ta, por kjo ndërtesë fsheh një të kaluar të mahnitshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ajo është shtëpia brenda së cilës fshihej një bunker bërthamor, i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për të strehuar deri në 600 njerëz, duke përfshirë Kryeministrin.

Strehimorja në fjalë, pranë Brentwood, Essex – Britani e Madhe, disponon dhoma gjumi, një restorant dhe madje edhe një teatër operativ. Gjithashtu ka një sallë dhe mure prej betoni rreth 3 metra të gjerë.

Ai është hapur për publikun pasi është nxjerrë jashtë përdorimit nga Qeveria.

Pronari Mike Parrish tha: “Shpresohej se do të siguronte mbijetesën e popullsisë në pasojat e tmerrshme të një lufte bërthamore. Kishte shtretër për të ndihmuar në strehimin e disa prej qindra vetave të personelit civil dhe ushtarak që do të vendoseshin këtu, në kohën e ndonjë sulmi bërthamor”.

Sipas mediave, bunkerët po kushtonin për tu mirëmbajtur kështu që ai u shit në vitin 1991, duke u blerë nga një pronar privat. 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image