Reagimi i kësaj vogëlusheje do t’ju bëjë të derdhni lot lumturie

Kuriozitete October 12, 2017 - 12:25

Momenti kur një vajzë e vogël mëson se aplikacioni i familjes se saj birësuese është pranuar përfundimisht do t’ju bëjë të derdhni lot gëzimi.

Nëna e vajzës i kishte kërkuar Jackie Alexander, mësimdhënëse në një shkollë në SHBA, që ta ndante lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale, transmeton Express.

Nëna kishte dashur që vajza e saj e birësuar të mësonte lajmin se aplikacioni për birësimin e saj ishte i suksesshëm pasi që kishte marrë vesh se vogëlushja po e priste me padurim lajmin.

Jackie e postoi këtë status në Facebok: “Një familje e dashur që e di se ka luftuar për një kohë të gjatë për t’i birësuar tre fëmijë që vijojnë mësimin në shkollën tonë. Ka qenë e vështirë t’i shoh ata duke e luftuar këtë betejë emocionale. Sot, mikja ime më mori në telefonin e punës dhe më tregoi se gjykata përfundimisht ka vendosur t’ua pranojë atyre kërkesën për birësimin e fëmijëve”.