Rastësi: Gjashtë gra vishen njëjtë në një dasmë (FOTO)

Kuriozitete September 20, 2017 - 19:00

Është gjithmonë një makth kur je pjesë e një dasme dhe sheh dikë me të njëjtën veshje. Gjatë gjithë kohës, mundoheni të shmangni personin tjetër për të mos qenë, së bashku pjesë e një fotografie.

Por, një rast i tillë ka ndodhur me gjashtë gra të ndryshme, të cilat ishin pjesë e një dasme, e të cilat ishin të veshura me të njëjtën veshje – ato nuk ishin shoqërueset e nuses!

Fustani kushton gati 100 euro dhe është e markës Forever News, një linjë veshje australiane, transmeton Klan Kosova.

Fotografia është postuar në Facebook dhe ka marrë mbi 38 mijë pëlqime dhe mbi 9 mijë komente, për këtë rastësi.

 

Image