Lista më e re e Forbes: Këta janë njerëzit më të pasur të botës

Kuriozitete September 20, 2017 - 11:05

Revista prestigjioze për çështje financiare, Forbes, ka publikuar sot listën e përditësuar të njerëzve më të pasur të botës për vitin 2017, transmeton Gazeta Metro.

Numri i miliarderëve këtë vit është rritur për 13 % nga viti i kaluar. Njeriu që më së shumti përparoi në këtë aspekt është pronari i Amazon, Jeff Bezos, që e shtoi brenda viti pasurinë për 27.6 miliardë dollarë, por e humbi pozitën e dytë në këtë listë nga investitori Warren Buffet.

Kjo është lista e 10 njerëzve më të pasur të globit dhe kompanitë me të cilat merren ata.

1.Bill Gates – Microsoft, 86 miliardë dollarë amerikanë

2. Warren Buffet – Berkshire Hathaway, 75.6 miliardë

3. Jeff Bezos – Amazon, 72.8 miliardë

4. Amancio Ortega – Zara, 71.3 miliardë

5. Mark Zuckerberg – Facebook, 56 miliardë

6. Carlos Slim – Telecom Mexico, 54.5 miliardë

7. Larry Ellison – Oracle, 52.2 miliardë

8. Charles Koch – Kryesisht investime në energji, 48.3 miliardë

9. David Koch – 48.3 miliardë

10. Michael Bloomberg – Bloomberg LP, 47.5 miliardë. /gazetametro.net