Një nga vendet më të bukura në botë (Foto)

Kuriozitete September 11, 2017 - 11:10


 

Vendi pitoresk në Alpet e Zvicrës Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të që ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Ky vend gjithashtu në vitin 2015 është shpallur edhe zyrtarisht si vendi më i bukur në botë.

 

Që të jetë kështu kanë vendosur redaktorët e librit “Destinations of Lifetime” të revistës me renome “National Geographic”, të cilët këtë fotografi e kanë vënë në ballinën e librit. Autor i fotografisë është zvicerani nga Kantoni St. Gallen Peter Böhi.

 

Ky destinacion me shtëpinë që rri “varur” në një shkëmb të lartë 100 metra është zgjedhur si më i bukuri nga të gjitha vendet e bukura të botës. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe: plazhe të mrekullueshme, qytete antike dhe vende tjera pitoreske kanë mbetur mbrapa Äscher-it magjepsës, transmeton Zeri.info.