Pse na pëlqejnë thashethemet?

Kuriozitete August 23, 2017 - 09:15

Pyetja që lind shpesh në mendjet e njerëzve është pse na pëlqejnë thashethemet, e mbi të gjitha pse i bëjmë ato?

Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin.

Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here.

Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë, transmeton "Zeri.info".

Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë.

Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për ta njohur tjetrin.

Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë, por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore.

Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë, përcjell "Zeri.info".

Mendohet si një instinkt për të mbijetuar: me qëllim që të jetojmë dhe t’i kujtojmë të parët tanë historikë duhet të futemi thellë në historinë e të parëve tanë, në mënyrën sesi funksiononin komunitetet e tyre e mbi çfarë rregullash.

Kështu ata vendosnin se kujt do t’i besonin dhe kë do ta kishin kundërshtar.

Thashethemet ishin mënyrat që e ndihmuan njerëzimin për ta krijuar këtë lloj mentaliteti. /ZËRI/

Image