Në Mal të Zi kapet një peshkaqen i gjatë mbi dy metra

Kuriozitete August 09, 2017 - 19:10

Një peshkaqen i gjatë 220 centimetra është kapur në afërsi të Budvës në Mal të Zi, shkruan Alsat-m.

Fotografitë janë publikuar në rrjetin Facebook dhe ato kanë bërë jehonë të madhe te pushuesit, por arsye për panik nuk ka.

Bëhet fjalë për peshkaqenin e kaltër. Ky lloj peshkaqeni, pavarësisht madhësisë së tij, nuk përbën rrezik për njerëz, pasi kryesisht ushqehet me kallamar.

Ai jeton në detin e hapur, por mund të shihet edhe në afërsi të brigjeve. Kryesisht jeton në Detin Mesdhe, por edhe në Oqeanin Atlantik dhe në brigjet evropiane në veri të Norvegjisë.

Në raste shumë të rralla mund të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit.