Njihuni me gruan që mban mend tërë jetën e saj në detaje (Video)

Kuriozitete July 23, 2017 - 21:51

80 njerëz në botë mbajnë mend gjithçka prej se kanë lindur.

Rebecca Sharrock është një nga 80 njerëzit në botë që nuk harron asgjë, transmeton lajmi.net

A e mbani mend ditëlindjen tënde të parë në çdo detaj? Çka për atë se çfarë keni ëndërruar kur keni qenë 9 vjeç?

Shumica e njerëzve përgjigjen ndaj kësaj me ‘jo’.

Sidoqoftë, Rebeka Sharrock është një nga disa individët e paktë në botë që mund të thonë ‘po’.

Kjo për arsye se 27-vjeçarja ka një gjendje unike shëndetësore e cila njihet si memorie superore autobiografike.

Ajo dhe njerëzit e tjerë sikurse ajo nuk mund të harrojnë asgjë.

Përveç që mban mend pdo gjë nga e kaluara e saj, Sharrock mund të kujtojë çdo fjalë në serinë e librave të Harry Potter.

Në fakt, ajo mund të thotë përmendësh çdo fjalë që është shkruar në ato libra.