Gjiganti norvegjez ofron Wi-fi gjatë fluturimeve në SHBA

Kuriozitete July 16, 2017 - 13:25

 

Kompania Norwegian Air ka njoftuar se do të bëhet linja ajrore e parë me kosto të ulët që do të ofrojë Wi-fi (internet falas) për të gjithë pasagjerët në fluturimet e saj transatlantike brenda një viti.

Kjo do të ndodhë pavarësisht një mosmarrëveshje mbi të ardhmen e aksesit në internet të linjave ajrore, transmeton Klan Kosova.

Norwegian Air, është linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në të gjithë Atlantikun, duke ofruar $ 99 (£ 77) fluturime të vetme nga Londra në Nju Jork.

Për kuriozitet tashmë ka në plan të pajisë flotën e avionit Boeing 787 Dreamliner dhe 737 Max me Wi-fi, transmeton Klan Kosova.