Foshnja lind në aeroplan, kompania i jep një dhuratë që do ta mbaj në mend gjatë gjithë jetës

Kuriozitete June 20, 2017 - 09:27

Një grua shtatzënë lindi në bordin e një aeroplani të një kompanie ajrore Jet Airways.

Ajo ishte nisur nga qyteti saudit i Dammam drejt Kochi, në Kerala të Indisë, kur gjatë së dielës u përfshi nga dhimbjet e fuqishme, të cilat e detyruan të lind në aeroplan.

Gruaja solli në jetë një djalë në 11 mijë metra lartësi, në detin arabik.

Për të voglin kompania ajrore i dha një biletë e cila do i lejojë gjatë gjithë jetës që të udhëtojë falas në të gjithë aeroplanët e kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që shumë gra kanë lindur gjatë udhëtimeve, por asnjë deri më sot nuk është shpërblyer me ndonjë dhuratë të ngjashme siç ishte kjo e kompanisë Jet Airways. /albeu.com/

Image