101 vjeçarja fiton të artën në garën 100 metra vrapim

Kuriozitete April 26, 2017 - 19:46

Man Kaur është gruaja 101 vjeçare nga Chandigarhi Indisë që shkroi historinë në World Masters Game në Auckland të Zelandës së Re, duke u bërë atletja më e vjetër femër që fiton medaljen e artë në garën 100 metërshe.

Ajo është atletja më e vjetër në një aktivitet me sporte të shumëfishta, e që është etiketuar si Olimpiadë e veteranëve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Kaur garoi në disa gara në këto lojëra, duke fituar vrapimin 100 metra brenda 74 sekondave, dhe mori të artën në 200 metra vrapim po ashtu.

Të enjten ajo do të garojë në gjuajtje me shtizë.