Ja kush e mori gjithë pasurinë e Titos

Kuriozitete April 18, 2017 - 13:43

Trashëgimia e Josip Broz Tito’s e cila është e deponuar në Bankën Popullore të Serbisë në vitin 1982, dhe është regjistruar në vitin 2013 nga ana e komisionit shtetërore në krye me këshilltarin e atëhershëm të kryetarit të Serbisë, Oliver Antic, edhe më tutje gjendet në BPS.

Mirëpo, se çfarë përfshihet në trashëgiminë e Tito’s, gjegjësisht gjërat të cilat gjenden në “depon 555” të famshme, në BPS nuk janë përgjigjur në pyetje të gazetës serbe “Danas”.

Siç theksojnë në BPS, lënda trashëgimore i takon Sekretariatit të përgjithshëm të kryetarit të Republikës, i cili i vetmi mund të jep informata mbi përmbajtjen e saj, përcjell gazetametro.net.

Nga kabineti i kryetarit serb Tomislav Nikolic ende nuk janë përgjigjur se çfarë po ndodh me “pasurinë e Tito’s” dhe ku janë gjërat nga “depoja 555”, gjegjësisht gjithë ato që i takojnë trashëgimisë së kryetarit të përjetshëm të RSFJ.

Në Gjykatën e Lartë në Beograd gjithashtu kanë thënë se momentalisht nuk dinë se ku janë gjërat nga kasaforta përmbajtja e së cilës është regjistruar para katër viteve.

Gjatë hapjes së depos nuk ishin prezent përfaqësuesit e gjykatës, e as avokatët e familjes Broz, e cila konsideron se vetëm gjykata, pran të cilës është zhvilluar shqyrtimi i trashëgimisë ka mundur t’i regjistrojë gjërat.