Ura mė e gjatė (Video)

Ura mė e gjatė (Video)

SHPËRNDARJE

18 Mars 2017 • 16:35 •

Nisja e punimeve për atë që supozohet të jetë ura e varur më e gjatë në botë u shënua me një ceremoni pompoze në Turqi. Ura 3.7 kilometra është mbiquajtur “Canakkale 1915”, duke marrë emrin e vendit ku po ndërtohet.

Në eventin madhështor, të zhvilluar buzë detit ishte i pranishëm dhe kryeministri turk Binali Yildirim. Ceremonia përkoi me përvjetorin e njërës prej fitoreve të fundit të perandorisë osmane. Nga përllogaritjet që bënte Yildirim në muajin tetor, rezulton se ndërtimi i kësaj ure do të ketë një kosto prej gati 10 miliardë lirash turke, apo 2.62 miliardë dollarësh.

Konstruksioni i saj pritet të marrë e pakta pesë vjet. Turqia ka arritur të vënë në zbatim disa projekte ambicioze infrastrukture gjatë presidencës së Rexhep Tajip Erdogan, përfshirë këtu edhe përfundimin e urës më të gjerë të globit “Yavuz Sultan Selim”, gushtin e vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për një megaprojekt, i cili imitonte stilin e urës së Bruklin në Nju Jork, është 1.4 km i gjatë dhe 59 metra i gjerë, e ka tetë korsi për makina. Fillimi i punimeve të urës së re vjen një muaj përpara referendumit mbi zgjerimin e fuqive të presidentit turk, ndërsa përfundimi i tyre llogaritet të ndodhë në 2023-shin, viti kur Turqia kremton 100-vjetorin e themelimit të Republikës moderne turke nga Mustafa Qemal Ataturku.

 

Komentet

comments powered by Disqus