Historia qė po trondit rrjetet sociale, ja pamjet qė mund t

Historia qė po trondit rrjetet sociale, ja pamjet qė mund t'jua ndryshojnė jetėn (Video)

SHPËRNDARJE

18 Mars 2017 • 14:49 •

Pamja e jashtme e një të pastrehu njohu transformim total pasi një berber vendosi t’i bënte një trajtim të plotë.

Jose Antonio, 55 vjeç, jetonte prej 25 vitesh në rrugët e Majorkës në Spanjë.

Pas transformimit të pamjes, ai duket si një ‘George Clooney’.

Njerëzit që e kishin parë në rrugë, nuk u besonin syve kur e shihnin se si ishte bërë.

“Nuk kam ndryshuar vetëm pamjen. Më ka ndryshuar jeta,” thotë ai.

Tashmë Jose shpreson se fati i mbarë do e ndihmojë të gjejë një punë dhe një grua.

Video e transformimit të tij ka pushtuar rrjetin dhe i ka sjellë atij mijëra admirues.

Pas transformimit, Jose shpërthen në lot.

Por a është pamja e jashtme gjithçka?

“Tani dua të shkëlqej përtej pamjes sime të jashtme,” thotë Jose.

Ish-elektricisti e humbi fillin e jetës pasi kaloi në depresion në moshë të re.

 

Komentet

comments powered by Disqus