Dashnori i shkretë detyrohet të fshihet lakuriq në kulmin e ndërtesës - (VIDEO)

Kuriozitete March 17, 2017 - 17:23

Kjo është diçka që nuk shihet çdo ditë – një mashkull lakuriq në kulmin e një ndërtese dhe atë në pikë të ditës, transmeton Zeri.info. Falë një vajze, ne mund ta shohim se si duket kjo direkt, pasi ka xhiruar gjithçka nga ndërtesa tjetër përtej rrugës.

Dhe natyrisht këtë xhirim e ka postuar në Facebook. Në videon e shkurtër, mund të shihet një mashkull plotësisht i zhveshur, duke ndenjur i strukur nën dritaren e katit më të lartë të ndërtesës.

“Rrezikon jetën për gruan e dikujt tjetër”, thuhet në komentin nën foto. I gjori ishte dashur të fshihej me shpejtësi, pasi burri i gruas me të cilin po bënte seks, ishte kthyer papritmas nga puna./ZERI