Lindi fëmijën për 3 minuta dhe nuk ndjeu asnjë dhimbje (FOTO)

Kuriozitete December 10, 2016 - 17:39

“Unë nuk ndjeva asnjë dhimbje!” Këto janë fjalët që ka thënë 30-vjeçarja, pasi ka lindur djalin e saj brenda tre minutave.  

Kat Smith nga Gloucester ka treguar sesi e lindi djalin e saj, pa pasur asnjë dhimbje lindjeje. Pasi kishte bërë një banjë relaksuue dhe ka ndjerë nevojën për të nxitur veten duke kuptuar se kishte ardhur momenti për të lindur ajo ka mundur të sjellë në jetë djalin e saj brenda tre minutave.

Për Kat e gjitha kjo ka qenë e çuditshme pasi ajo ka lindur më parë dhe dy djem të tjerë dhe i është dashur të kalojë 15-18 orë me dhimbje.

“Unë nuk mund të besoj. Nuk kisha asnjë dhimbje, vetëm grimcat e presionit dhe papritmas fëmija im ishte në banjë me mua. Lindjet e mija të para ishin të tmerrshme dhe nuk e kam menduar kurrë se do lindja kaq shpejt dhe pa dhimbje”, shpehet 30-vjeçarja.

Edhe pse Kate dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur të mos bënin më fëmijë, që pas lindjes së dy djemve, shtatazania e saj ndodhi pa planifikim, pasi ajo kishte aplikuar për t’u bërë donatore vezë për të ndihmuar çiftet që nuk mund të bënin fëmijë.

Ajo e zbuloi kur ishte 12 javësh, pas një testi dhe kështu vendosën ta mbajë fëmijën.

Image

Image