Hawking: Ja e vërteta e Donald Trump-it

Kuriozitete November 12, 2016 - 18:35

Stephen Hawking, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më inteligjentë të planetit, ka komentuar zgjedhjen Donald Trump-it president të SHBA-ve.

Në shpjegimin e tij nuk mungon edhe ironia të cilën ai e përdor shpesh.

“Si e shpjegoj popullaritetin e Donald Trump?”. Përgjigjja është një dhe e qartë. “Ky është një nga misteret më të mëdha të origjinës së Universit”.

Batutën e ka bërë në një intervistë për televisionin britanik Itv ku ka shtuar.

“Është një demagog që përmbledh instiktet më të ulëta të zgjedhësve”, u shpreh ai.