Studentët marrin shtëpi me qira, habiten kur kuptojnë e kujt ishte (Foto)

Kuriozitete September 29, 2016 - 14:19

Tre studentë morën me qira një apartament në Londër, por mbeten të habitur kur morën vesh se kush kishte jetuar më parë në të.

Kjo shtëpi dikur i përkiste këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse.

Studentët Jamie dhe Katie thanë se ishin duke jetuar në “tokën e ëndrrave.”

Shtëpia me vlerë 1 milionë paund me tre dhoma gjumi, iu dha studentëve për 3300 pound.

LEXO EDHE: Kjo video do t'ju emocionojë pa masë (Video)

“Kur pronari i shtëpisë na tha historinë dhe se Amy Winehouse kishte jetuar këtu, ende ne ishim skeptikë. Ne menduam se kjo do të ishte pjesë e marketingut. Por kur kemi shikuar në internet disa nga fotot e saj dhe selfiet, ne njohëm banesën në sfond,” shtuan më tej ata.

Apartamenti, përfshin tre dhoma gjumi, një sallon, si dhe dy banjo.

Ai gjithashtu ka edhe një kopsht të vogël privat dhe një ballkon ku mund të konsumosh duhan.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image