Haradinaj së bashku me bashkëshorten vizitojnë ‘bilbilin e Kosovës’

Kultura July 11, 2018 - 17:16
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Anitën, sot kanë vizituar në banesën e saj, Nexhmije Pagarushën, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Përmirësohet gjendja shëndetësore e Nexhmije Pagarushës

Ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, gjatë ditës së djeshme u shtrua në QKUK për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, mirëpo pas përmirësimit të saj, sot Pagarusha është kthyer në shtëpi.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur, e që sipas tij, e tillë është edhe Nexhmije Pagarusha, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i potë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.

E paçim dhe gjatë me shëndet!

Image

Image